Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është një prej tre personave që nuk u arrestuan gjatë operacionit “Summer” një ditë më parë në Durrës.
Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi shkruhet se: në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e Dashamir Mehmetit, ai ndodhej në oborr dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar avllinë e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje duke humbur nga sytë e policisë.