Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael “El Mayo” Zambada, lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas. 76-vjeçari Zambada themeloi organizatën kriminale me Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA. Joaquin Guzman Lopez , djali i El Chapo u arrestua me të, tha departamenti i drejtësisë amerikane.
SIç raportohet autoritetet amerikane dhe në veçanti Agjencia kundër drogës kishin në dispozicion shumën prej 15 milionë dollarësh për këdo që kishte informacion të besueshëm për arrestimin e Thabada-s. Në një deklaratë me shkrim të enjten në mbrëmje, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland tha se të dy të arrestuarit udhëheqin një nga organizatat më të dhunshme dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në botë.
‘El Mayo dhe Guzman Lopez i bashkohen një liste në rritje të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të kartelit Sinaloa, të cilët Departamenti i Drejtësisë i ka arrestuar në SHBA. Fentanyl është kërcënimi më vdekjeprurës i drogës me të cilin është përballur ndonjëherë vendi ynë dhe Departamenti i Drejtësisë nuk do të pushojë derisa çdo udhëheqës i kartelit, anëtar dhe bashkëpunëtor përgjegjës për helmimin e komuniteteve tona të mbahet përgjegjës”, tha Garland, oficeri më i lartë i zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu prokurorët amerikanë thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. Autoritetet amerikane kanë konstatuar se ‘fentanili’ është shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 45 vjeç.