Një i afërm i familjes Shkullaku, në të cilën babai plagosi me çifte djalin, shprehet se djali ishte përdorues i alkoolit si dhe luante bixhoz.
Ai tha se autori i ngjarjes pavarësisht se ishte i dehur, është njeri punëtor.
“Po i njoh, i kam kushërinj të afërt. Nuk isha aty kur ndodhi ngjarja. Pesë minuta para ngjarjes kam parë të atin të goditur, duke ecur në rrugë. Po mendoja se ku është goditur. Pas 5 minutash ngjitet ambulanca dhe po thoja ç’po bëhet këtu. Dal në rrugë dhe më thonë që at e bir kanë debatuar dhe i ati e ka goditur dy herë me çifte. Djali ka qenë i pirë. Babain e mori ambulanca.
Babai më thanë se ishte i dehur, por është njeri punëtor, punon gjithë ditën. Ai e ka detyruar, i ati dhe shumë faj nuk ka, por dhe deri aty nuk duhet të arrijë gjendja”, është shprehur ai.