Banka e Shqipërisë ka reaguar për ABC News, ku siguron se sistemet e Bankës së Shqipërisë janë tërësisht funksionale. Aktiviteti i bankave të tjera, gjithashtu vijon normalisht.
“Sistemet e Bankës së Shqipërisë janë tërësisht funksionale. Edhe nga konfirmimet që kemi nga bankat aktiviteti i tyre vazhdon normalisht”, thuhet në reagimin e Shqipërisë për ABC News, lidhur me blackout-in e internetit.
Rënia e rrjetit të internetit ka shkaktuar kaos në disa prej aeroporteve ndërkombëtare në botë.
Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore kanë pësuar aktualisht ndërprerje të shërbimit të IT në të gjithë botën.