Deputetja Flutura Açka e sheh tashmë të pamundur bashkimin e opozitës dhe Partisë Demokratike.
Në një intervistë ne “Breaking” në Top News, ajo shprehet se do duhej që të tërhiqeshin përfundimisht Berisha dhe Basha, që ajo i bën përgjegjës për konfliktin, që PD të bashkohej.
“Kam ardhur sa filloj konflikti mes palëve të PD. Tani hendeku mes është aq i madh saqë nuk mund të mendohet bashkimi.
Unë kam pasur pritshmëri dhe ëndërr, dëshirë që palët mund të bashkoheshin. Është shumë e vështirë që ky helmim të na pastrohet, por prap duhet të gjendeshin disa koka që dëshirojnë të bashkonin opozitën.
Një tërheqje e drejtë e ndershme nga z.Berisha dhe z.Basha, përfaqësuesit e këtij konfliktit, pastaj ne të tjerët e kishim për detyrë të vendosnim në shina PD. Ka një projekt diku për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë shqiptare.
Sulmi i vazhdueshëm, në vend që opozita të ishte solidare me SPAK-un për të pastruar këtë maxhorancë, ne e vumë para togës së pushkatimit Altin Dumanin, a thua se e keqja vinte prej tij”-u shpreh Açka.