Këngëtarja Beyoncé i dha një shtysë të madhe Lojërave Olimpike 2024. Fituesja 32 herë e Grammy-t, 42 vjeçe, befasoi miliona shikues kur prezantoi ‘Team USA’ (skuadrën e SHBA-së) gjatë mbulimit primetime të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit nga NBCUniversal.
Në klipin afërsisht 2 minuta e 30 sekonda, Beyoncé bëri remiksin e këngës së saj “YA YA” nga albumi i saj Cowboy Carter me ndihmën e disa prej atletëve më të mirë që përfaqësojnë SHBA-në.
“Përshëndetje, vajza” tha superylli.
“Përshëndetje, Beyoncé”, u përgjigjën anëtarët e ekipit të gjimnastikës së vajzave duke përfshirë Jade Carey, Sunisa “Suni” Lee, Simone Biles, Jordan Chiles dhe Hezly Rivera.
Atletët profesionistë ishin të veshur me kostume blu, gati për garë. Më pas ishte ekipi i gjimnastikës për meshkuj, i cili përfshin Fred Richard, Brody Malone, Paul Juda, Asher Hong dhe Stephen Nedoroscik.
“Oui oui, Paris,” tha artistja përpara se të fillonte këngën me “We snappin”.
Vendasja e Houston kishte vendosur gjithashtu një kapelë kaubojsish dhe një pelerinë të frymëzuar nga Thom Browne nga xhaketa e universitetit me unazat olimpike në shpinë.
“Duam t’ju mirëpresim në Lojërat Olimpike Verore 2024! Ah!” tha Beyoncé.
Caeleb Dressel, LeBron James, Katie Ledecky, Noah Lyles, Sydney McLaughlin-Levrone, Sha’Carri Richardson dhe shumë anëtarë të tjerë të Team USA bënë pjesë në klip. Të gjithë duartrokitën dhe kërcyen, ndërsa Beyoncé vazhdoi të kërcente në pistë.
“Hidhini një sy Amerikës, të gjithë,” tha ajo. “Këto shpresa dhe ëndrra, këto super yje që na përfaqësojnë ne, njerëzit e këtij kombi të madh, të guximshëm, të bukur dhe të komplikuar.”
“Çfarë vizioni për të parë. Çfarë skuadre për të besuar. Çfarë nate për të festuar,” përfundoi Beyoncé.
Llogaria e Team USA në Instagram e quajti prezantimin surprizë si “#Beylympics”.