DURRËS

Prej disa javësh vendi ynë është pushtuar nga turistët e huaj, të cilët kanë zgjedhur bukuritë e bregdetit shqiptar për të pushuar.

Vetëm pak km larg kryeqytetit, në qytetin bregdetar të Durrësit plazhet janë të tejmbushura me pushues. Vetëm këtë të diel, numri i tyre nga Gjiri i Lalëzit e deri në Golem i kalon 250 mijë.

Ajo që e favorizon më shumë Durrësin si destinacion është aplikimi i konceptit all Inclusive, si dhe çmimet ende ta parritura.

VLORA

Bregdeti i jugut edhe këtë vit vijon të jetë më i preferuari. Këto pamje i përkasin plazhit pranë Ujit të ftohtë në Vlorë, ku siç shihet turistët janë të shumtë në numër.

SARANDË

Në pikun e sezonit turistik, Borshi, Jala dhe plazhet e tjera të Sarandës janë tejmbushur me turistë.

Kreu i operatorëve turistikë Arben Çipa, thotë se numri i pushuesve është më i lartë se vitin e kaluar. Pritshmëritë vijojnë të larta, falë investimeve në zonë, por edhe shërbimeve që ata ofrojnë.

LEZHË

Edhe Shëngjini është i mbipopulluar në këto ditë të nxehta vere. Një pjesë e madhe e tyre janë nga vende të ndryshme të botës, por as këtë vit nuk mungojnë qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e veriut, të cilët vijojnë t’i qëndrojnë besnik turizmit patriotik.

SHKODËR

“Këto pamje i përkasin të dielës në plazhin e Velipojës”.

Velipoja është një tjetër destinacion i preferuar në këtë sezon, ku deri në shtator rreth 200 strukturat akomoduese si hotele e shtëpi pushimi janë të rezervuara. Synimi është që këtë vit, numri i pushuesve t’i kalojë 400.000 pushues, pa llogaritur pushuesit ditorë, kryesisht banorë të Shkodrës.

Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga Veriu në Jug, duke ardhur nga çdo vend i botës. Turistët nuk shijojnë vetëm atraksionet turistike të vendit, por edhe ushqimet tradicionale dhe mikpritjen shqiptare.