Interpelanca e radhës në Kuvend ishte me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj për fondet e IPARD-it.
Shehaj akuzoi qeveria se ka vjedhur 33 milionë euro nga fondet e BE-së për mbështetjen e fermerëve. Deputeti përmendi emra konkretë, që sipas tij kanë vjedhur fonde, ndërsa Denaj e ftoi t’i denocojë në SPAK. Sipas ministres, janë 540 investime në gjithë Shqipërinë.
Shehaj: BE zbuloi se nga 70 mln euro që ishin ndarë, 33 mln euro janë vjedhur nga mazhoranca. Paratë në vend se të shkonin te fermerët shkuan te xhepat e pushtetarëve. Ato para i vajtën ish-deputetit të PS, 180 mijë euro, Dashmair Peza për hotelin që ka në Pezë, i vajtën vëllait të të ish drejtorit Tusha, mori 182 mijë euro. Për këto kantina po na flisni ministre. I ka marrë Kokoneshi 44 mijë euro, kreu i Bashkisë së Divajkës, zv.kryetari i Delvinës 62 mijë, 36 mijë euro, Stela Gugllaja 310 mijë euro, Elvis Roshi.
Denaj: Nëse keni emra pse nuk i çoni në SPAK, pse i sillni këtu? Nuk kemi detyrim të japim përgjigje për emra të përveçëm çojini tek organet e drejtësisë. Sa i takon raportit të OLAF, që e paskeni lexuar, ajo është annual report, jo raporti i OLAF. Janë 540 investime në të gjithë Shqipërinë për të cilat vlen të shikohet se përse një investim nuk është paguar dhe një tjetër është paguar. Në cilin moment keni bërë kërkesë dhe nuk ju kam kthyer përgjigje. Të gjitha destinacionet që përmenda, kantinat e verës, janë aty. Sa për paraardhësen, në informacionin që kam nuk është këshilltare. Roli dhe përgjegjësia e saj nuk e lidh me ministrinë dhe as këshilltarit. Lërini fjalët boshe. Kemi detyrimin për të ruajtur teknikën dhe njëkohësisht profesionalizmin për të cilin ju trumbetoni si sipërmarrës’, u shpreh ministrja Denaj.
Shehaj: Emrat që sapo përmenda është tek website juaj. Unë nuk jam prokuror, jam këtu për të denoncuar, i ka marrë kryetari i Bashkisë së Divjakës. Nga 540 përfituesit, raporti thotë gjysma e ka krijuar biznesin pasi ka nisur fondet e IPARD. Ka individë të lidhur me politikën, ka persona sipas raportit, me rekorde kriminale, që kanë sajuar biznese, ka skema familjare ku disa familjarë vëlla, baba, nënë, kanë marrë të gjithë nga një fond. 18 përfitues që kanë përfituar të paktën 2 herë fonde.