Përballje e kreut të SPAK me ligjvënësit e vendit u diskutua në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço. Deputeti i Partisë Socialist Lavdrim Krashi e cilësoi Dumanin si shërbëtor të shkëlqyer politik.
‘Ka provuar se është shërbëtor i shkëlqyer publik dhe po bën punë shumë të mirë. Kemi një pjesë të politikës shqiptare që e sulmon. Roli i SPAK është për të qenë krejtësisht i paanshëm, detajet s’kanë pse ndahen në parlament.’- tha Krashi.
Gazetari Ferdinand Dervishi, nga ana tjetër tha se Berisha dhe Meta po orientojnë elektoratin e tyre në mënyrë të hapur kundër SPAK, që sipas gazetarit është vepër penale.
‘Problemi i tyre ishte se çfarë notë do t’u vendoste Berisha. Të mos mendoj askush se SPAK luan me standarde të dyfishta. Kam qenë skeptik, por këto janë prova që provojnë se bërthama drejtues e SPAK nuk ka frikë asnjë politikan në Shqipëri.
Të gjithë janë bashkë kundër SPAK, në ato lidhje që bëjnë dhe nuk është çudi që në parlament të bëhet ajo skenë. Ata e dinin shumë mirë të gjithë se për x çështje do të japë këtë përgjigje. E ndërtonin në mënyrë të tillë kazusin, për të bërë impakt te elektorati i tyre.
Kur shoh Ilir Metën dhe Sali Berishën që bëjnë këtë akuzën e madhe që SPAK-u po përdoret nga Edi Rama, që janë të vërteta dhe këta dalin në atë imazhin që ky është ai i madhi. Orientojnë elektoratin e tyre në mënyrë të hapur kundër SPAK-ut. Kjo mua me duket si vepër penale.’- tha Dervishi.
Kreu i lëvisjes ‘Shqipëria Bëhet’ vlerësoi kreun e SPAK e tha se qasja që patën deputetët nuk ishte e duhura.
‘Është një prokuror që ka kaluar filtrat e RSH. Rezulton një njeri që nuk është përfolur për korrupsion dhe bën jetë modeste. Unë mendoj se qasja që patën të zgjedhurit tanë nuk ishte e duhura.’- u shpreh Lapaj.
Gazetari Flogert Muça tha se Dumani përballoi një seancë të jashtëzakonshme.
‘Seancë krejt normale, sinqeriteti aty ishte maksimal. Dumani ka bërë gabim kur ishte në Komisionin e ligjeve u bë emocional. Aty duhet të jesh institucional. Nëse Flamuri e bën atë gomarllëk që unë se di kush je ti, t’i s’mund ti kthehesh. Besoj se përballoi një seancë të jashtëzakonshme.’- tha Muça