Rreth 50 kandidatë, politikanë e aktivistë politikë në Francë janë sulmuar fizikisht në ditët para votës finale të së dielës, kryesisht duke vendosur postera elektoralë, njoftonin sot autoritetet vendase, pa përmendur arsyet e mundshme të zemërimit.
Ministri e brendshme tha se zëdhënësja qeveritare Prisca Thevenot, dhe zëvendësja e saj Virginie Lanlo me një tjetër aktivist të partisë në pushtet, ishin rrahur brutalisht teksa vendosnin posterat e tyre elektoralë në mure në jugperëndim të Parisit.
Motivet e sulmit nuk dihen por Thevenot foli për çështjen me kryeministrin Gabriel Attal, i cili dënonte ato që quante “sulme dinakërie”.
Ngjarje të tilla janë raportuar në të gjithë Francën dhe reflektojnë për modalitetin e brishtë të publikut, në ditët e fundit të fushatës që pritet të fitohet nga e djathta ekstreme e ‘Mitingut Kombëtar’ (RN).
Por megjithë avantazhin e këtij të fundit, një total prej 217 kandidatësh janë tërhequr nga garat lokale, sipas raportimit për të lejuar që një kandidat tjetër me shanse më të mira të fitojë maxhorancë të plotë në Asamble.
Ministri i brendshëm Darmanin tha për rrjetin vendas BFMTV se sulmet ndodhin në klimën ku Franca është ‘në tension social’ dhe se më shumë se 30 njerëz janë arrestuar për akte të ngjashme.
Ai spekulonte se arsyet mund të jenë “zemërimi spontan me politikën” ose ndryshe të shkaktuara nga “ekstremizmi i majtë, ekstremizmi djathtë, ose grupime të tjera politike”.
Në imazhe të publikuara në rrjet shiheshin sesi një grup të rinjsh rrethonin kandidaten e partisë së Macron me dy aktivistë që po vendosnin posterat në një zonë banesash rezidenciale.
Të rinjtë nisën të grisnin posterat e tyre politike dhe më pas goditën aktivistët.
Një prej sulmuesve me motoçikletë përplasi makinën e ndihmëses Lanlo dhe qëlloi atë me grusht duke i krisur nofullën.
Tre adoleshentë vendas dhe një 20 vjeçar ishin arrestuar më pas nga policia dhe incidenti u dënua nga partitë politike.
Dje në veri të Francës intervista në televizion flisnin për frikë të banorëve nga të rinjtë që shfrynin zemërimin e tyre kundër sistemit, ndaj kujdo që shfaqte lidhje politike.
Kandidatët e të djathtës RN gjithashtu janë sulmuar teksa Marie Dauchy përshkruante “sulmin e dhunshëm” gjatë eventit të fushatës, në La Rochette në juglindje të vendit.
Një sondazh i fundit i rrjetit vendas Ifop sugjeronte sot se RN do të fitojë 210-240 vende në parlament, duke mos arritur 289 të nevojshme për formimin e qeverisë, shkruan rrjeti BBC.
E djathta ka thënë se nëse fiton do të caktojë “preferencën kombëtare” për vendet e punës dhe strehimin, në vend të emigrantëve si dhe do të heqë të drejtën e qytetarisë franceze për fëmijët e emigrantëve, nëse ata nuk kanë kaluar të paktën pesë vjet në Francë mes viteve 11 deri në 18.