Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë spektakolare aventurën në Lojërat Olimpike të Parisit.
Xhudistja nga Kosova triumfoi me IPPON ndaj indonezianes, Maryam March Maharani.
Krasniqi mposhti kundërshtarën e saj 40 sekonda pasi nisi raundi i parë.
Distria e kaloi pa vështirësi raundin e parë, ndërsa në çerekfinale ajo do të përballet me xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.
Deri më tani, Kosova ka fituar tre medalje olimpike. Të treja të arta dhe të gjitha në sportin e xhudos. Majlinda Kelmendi ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike në Rio 2016. Në Olimpiadën e Tokios, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i siguruan Kosovës edhe dy medalje të arta.
Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024 nisën më 26 korrik dhe do të zgjasin deri më 11 gusht. Në këto lojëra marrin pjesë rreth 7.000 sportistë.