Ish- banorja e Big Brother Vip, Efi Dhedhes ditën e djeshme duket se nuk ka mundur t’i përballojë temperaturat e larta të kësaj vere.
Me një postim që ajo ka bërë në InstaStory Efi ju thotë ndjekësve të mos dalin nga shtëpitë pa arsye si dhe ka përfituar nga rasti të ironizojë ata të cilët shpesh thonë se ajo ka bërë ndërhyrje plastike në fytyrën e saj.
“Do shkrij, do më shkrijnë operacionet plastike”- ka thënë Efi në videon e postuar.
Efi u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në emisionin “Përputhen”, që me hyrjen e saj në këtë show televiziv ajo që ra në sy ishte ngjashmëria e madhe me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën.
Asaj kohe disa media siguruan foto të Efit e cila nuk përputhej me pamjen që ajo kishte së fundmi. Kjo i bëri ndjekësit të irritoheshin dhe ta akuzonin ish-banoren e BBV për ndërhyrje plastike. Ndonëse ajo kurrë nuk e ka pranuar publikisht të ketë kryer operacione plastike, faktet u duken ndryshe.
Efi i’u përgjigj fansave duke u treguar disa foto kur ka qënë e vogël dhe duke u thënë me një postim në InstaStory:
“Për të gjithë ju që më keni shkruajtur për operacionet e mia dhe për foton që po qarkullon. Këtu e keni përgjigjen…Përveç meje shihet qartë edhe fisi,– ka shkruar ajo.
Më vonë e ftuar në “Kurthin e Piter-Pan” Efi ka pohuar se ka bërë ndërhyrje estetike për disa pasiguri që ka ndjerë në fytyrën e saj.
Alketa: Si një vajzë që ka pranuar ndërhyrjet estetike, çfarë mendimi ke?
Efi: Unë mendoj se derisa i kam bërë, më pëlqejnë. Në rast se dikush ndihet keq dhe ka pasiguritë e veta, është i lirë të bëjë zgjedhjet e veta. Unë e kam pasur hundën që e vogël fiksim. Ishte diçka që prisja ta bëja dhe sot ndihem shumë mirë.
Me oparacione apo pa operacione Efi mbetet një nga vajzat më të bukura dhe më të kuruara të showbizzit shqiptar.