Dritan Dajti, i dënuar me burg përjetë, i ka kërkuar Drejtorisë së Burgut të Peqinit që të lirohet pasi i ka kryer 25 vite burg.
Sipas përfaqësuesve të tij ligjor, kërkohet lëshimi i urdhrit për kryerjen e procedurës së lirimit, për shkak se ai në date 04.07.2024, përfundon ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.
Po ashtu kërkohet pajisja e Dritan Dajti me një vërtetim në të cilin saktësohen kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet për shkak të ligjit, si dhe kohëzgjatja e lloji i punës së kryer në institucion.
Në kërkesën drejtuar burgut theksohet po ashtu dhe lëshimi i vërtetimit me të dhëna për aftësimin profesional të fituar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, si dhe për qëndrimin dhe sjelljen e tij brenda institucionit.
Kërkesa e plotë:
Me 30 Prill 2024, Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, me Vendim Nr.739/13-2024-2032, ka vendosur uljen e denimit per te denuarin Dritan Dajti ne masen 43 dite. Ne faqen 2 te ketij vendimi, ne Kapitullin II, thuhet:
Së pari, me vendimin Nr.1108/13-2020-2020, datë 11.05.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur bashkimin e dënimeve të dhëna për të dënuarin Dritan Dajti, në një denim të vetëm me 25 (njëzet e pesë) vite burgim; konkretisht bashkimin e denimit me 25 vjet burgim dhene me vendimin Nr.13, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, me denimin 23 vjet burgim dhene me Vendimin Nr.146 Akti date 17.03.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga palët, me datë 26.05.2020.
Së dyti, nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë.
Sa siper, Kerkesa per leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Dajti lidhet drejtepersedrejti me detyrimin ligjor qe ka Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, per te zbatuar Vendimin Nr.739/13-2024-2032, date 30.04.2024, te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, e cila ka vendosur uljen e denimit per Dritan Dajtin ne masen 43 dite.
Ky vendim ka marre forme te prere sot ne daten 04.07.2024, dite kur sipas llogaritjeve dhe vleresimit te deklaruar nga vete gjykata ne kete vendim, Dritan Dajti perfundon kryerjen e denimit me 25vjet burgim.
Ne keto kushte, mbeshtetur ne observimet dhe argumentet e parashtruara, si dhe bazuar ne Nenin 30 te LIGJIT Nr.79/2020 PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE dhe Nenit 79 te LIGJIT Nr.81/2020 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM, ku respektivisht thuhet:
Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur përfundon kryerjen e dënimit. … Procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal.
Lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit;
Institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale pajis të liruarin me një vërtetim në të cilin saktësohen kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet për shkak të ligjit, si dhe kohëzgjatja e lloji i punës së kryer në institucion;
Me kërkesën e të liruarit, institucioni mund të lëshojë vërtetim me të dhëna për aftësimin profesional të fituar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, si dhe për qëndrimin dhe sjelljen e tij brenda institucionit;
Kerkojme:
Leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Hasan Dajti, per shkak se ai ne date 04.07.2024, përfundon ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.
Pajisjen e të liruarit Dritan Dajti me një vërtetim në të cilin saktësohen kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet për shkak të ligjit, si dhe kohëzgjatja e lloji i punës së kryer në institucion.
Lëshimin e vërtetimit me të dhëna për aftësimin profesional të fituar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, si dhe për qëndrimin dhe sjelljen e tij brenda institucionit.