Ylli botëror Dua Lipa ka treguar edhe njëherë se është e pandalshme në industrinë e muzikës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar një shfaqje të dytë në stadiumin Wembley në Londër pas kërkesës së jashtëzakonshme për bileta në shfaqen e parë.
Shfaqja e planifikuar për 20 qershor 2025, u shit në vetëm pesë minuta. Tani, është bërë e ditur se Lipa do të mbajë një koncert të dytë në ambientet me kapacitet 90,000 vende verën e ardhshme më 21 qershor.

Këngëtarja ka postuar edhe një video në Instagram pasi ka dëgjuar lajmin se nata e parë ishte shitur kaq shpejt.
Në mbishkrimin e videos, Lipa shkroi: “Uau kjo ishte mënyra më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes!!! Ju i bletë të gjitha biletat në stadiumin në pak minuta!! Ju dua shumë, po shtojmë një takim tjetër për ju!!”