Këngëtarja Dua Lipa ka postuar fotot e saj të para në Instagram me të dashurin Callum Turner. Fotografitë janë realizuar në festivalin “Glastonbury 2024” gjatë fundjavës në Angli. Artistja shqiptare kryesoi skenën Piramidale të festivalit të premten mbrëma dhe qëndroi atje gjatë gjithë fundjavës për të festuar me aktorin 34-vjeçar.
Në një foto çifti janë të shtrirë në bar teksa shijojnë një pije dhe në foton tjetër shihet Callum ku i dhuron një puthje të ëmbël Duas teksa shëtisnin.