Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës ka shtuar kontrollet në subjekte të ndryshme. Kontrollet janë shtuar sidomos përgjatë vijës bregdetare të Durrësit.
Ndërkohë në bashkëpunim me institucione të tjera është ngritur edhe një Task Forcë për të konstatuar problematika të ndryshme.
Në fokus të kontrolleve janë jo vetëm baret e restorantet, por edhe tregtarët ambulantë që tregtojnë përgjatë vijës bregdetare, si edhe në dyqane të bylmetit, markete dhe supermarkete.