Thethi duket se është një nder destinacionet kryesore të turisteve që vizitojnë vendin tonë, pasi qe prej muajit mars, kjo pikë turistike, vazhdon të jetë plot me turistë, duke realizuar pritshmëritë për më shumë vizitor këtë vit. Të huajt, shprehen se kanë gjetur në Theth gjithçka duke nisur nga mikpritja deri tek natyra fantastike
“Vij Gjermania, është hera e dytë në Shqipëri, shumë bukur, pamje e bukur, njerëz të këndshëm, e duam këtë vend.”
“Unë jam nga Londra. Është fantastike, e dashuroj ecjen nga Valbona në Theth. Ne vizituam Syrin e kaltër sot, ishte i mahnitshëm dhe kjo shtëpi është fantastike. Po, do t’ja rakomandoj njerëzve të tjerë për tu kthyer këtu.”
“Është hera e parë në Shqipëri, ne kemi nisur nga Tirana më pas kemi shkuar në Jug, Gjirokastër, Dhërmi, më pas kemi ardhur këtu, ky vend është fantastik, shumë i këndshëm, do t’ia rekomandoj edhe njerëzve të tjerë.”
“Ne jemi nga Gjermania, është hera e dytë që jam këtu. Kemi qenë edhe para dy vitesh. Ka shumë njerëz këtu, shumë miqësorë, shtëpitë shumë të pastra, ne ndihemi gjithmonë shumë familjarë me to, është perfekt. është me të vërtetë një vend i këndshëm”. Përveç aventurave në natyre, turisteve po u ofrohen edhe aktivitete kulturore dhe artistike për tu njohur me traditat dhe kulturën vendase. I tillë ishte edhe aktiviteti “Nur në male” i konceptuar si një natë nuancash, duke e kthyer Thethin në muzën e frymëzimit për këdo që e do artin dhe malin. Katër linja drite kanë ndriçuar, katër zhanre të ndryshme arti, duke vallëzuar nën kurorën e maleve të Thethit.