Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Arta Kabashi, ka dhënë një intervistë për “Pushime on Top”, në Top Channel.
Ajo u është përgjigjur pa dorashka pyetjeve pikante të moderatores së njohur, Lei Kraja. Kur kjo e fundit e pyeti se ‘me cilin koleg do doje të ishe nëse bllokohesh në një ishull?’, këngëtarja e njohur i habiti të gjithë me përgjigjen.
Arta tha emrin e këngëtares Era Istrefi, pasi sipas saj, ka shumë energji të mirë. Ndërkohë e pyetur ‘çmenduri në skenë apo në shtrat?’, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u përgjigj: “Nëse di me e kall skenën, di me e kall shtratin”.
Lei: Nëse bllokohesh në një ishull me cilin koleg do të doje të ishe? Motra nuk futet këtu, se nuk është kolege.
Arta: Me Era Istrefin, ka shumë energji të mirë.
Lei: Tatuazh me partnerin apo me mikun?
Arta: Të dyja.
Lei: Çmenduri në skenë apo në shtrat?
Arta: Nëse di me e kall skenën, di me e kall shtratin. Më pëlqen kur dikush di të kërcejë se e kuptoj që ka ritëm.