“Top Story” publikoi një rast tronditës gjatë kohës së komunizmit, kur një vajzë u përdhunua nga pesë të rinj.
Dokumentat e publikuara tregojnë reagimin e Enver Hoxhës, i cili thotë se përderisa vajza nuk ka vdekur nuk ka pse të bëhet problem ky rast.
Më 20 korrik të vitit 1980 një grup të rinjsh kanë marr një vajzë 15 vjeçe nga Tirana dhe e kanë izoluar në një bunker në plazh.
Deri në datën 10 gusht të po të këtij viti kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Për këtë u arrestuan 4 të rinj, ndërsa një i pestë ishte nën hetim.
Në dokumente shkruhej se kishte edhe persona të tjerë të përfshirë, po marrim masa thuhej në dokument.
“Shoku Enver Hoxha: Është problem kaq i madh ky, kur ti thua se nuk kemi raste që viktima të ketë pasur vdekjen nga marrëdhëniet seksuale të kryera me dhunë? Pse ta bëjmë problem diçka që nuk është vërtetuar në praktikë?”, thuhet në dokumentin ku citohet Enver Hoxha.