Këngëtarja shqiptare Elsa Lila do të publikojë një libër! Të gjitha kujtimet e saj, më së shumti nga periudha që ishte brenda qelisë do të përmblidhen në një botim të vetëm që shumë shpejt do të jetë në duart e publikut.

“Diçka e bukur po vjen…fjalë zemre, si fjalë kënge. Tashmë në një libër të bukur e të vërtetë!”

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja, pasi e paralajmëroi se diçka e tillë po vinte që kur ishte pjesë e spektaklit “Ferma VIP”, por edhe në intervistat që ka dhënë më parë.

“Nuk dua të flas për dy javët e izolimit, sepse ka qenë një eksperiencë gati kafshërore, jo njerëzore. Po mundohem të përmbledh gjithë këto kujtime dhe histori në një libër. Po shkruaj një libër dhe do t`i tregoj më në mënyrë të detajuar në këtë libër kur të jetë…,”-tregoi ajo në intervistën “ZË me Mirën”.