Një video që përshkruan momentet e fundit të Sonia Massey, një gruaje me ngjyrë nga Illinois, SHBA, e cila u vra nga policia, të cilët ajo i kishte thirrur, në shtëpinë e saj për ndihmë ka shkaktuar reagim të gjërë në publik. Videoja, e cila u publikua nga Policia e Shtetit të Illinois të hënën, më 22 korrik, tregon një pamje nga afër të lëvizjeve të Massey para se të qëllohej për vdekje nga një oficer. Gruaja kishte thirrur policinë për të raportuar se dikush mund të kishte hyrë në shtëpinë e saj jashtë Çikagos, raporton BBC.
Vrasja e 36-vjeçares Sonia Massey, e cila ndodhi gjatë fundjavës së 4 korrikut, çoi në padi penale kundër një prej oficerëve të policisë që gjeti shtëpinë e saj dhe presidenti i SHBA Joe Biden e dënoi incidentin. Ndërkohë, zëvendës sherifi i qarkut Sangamon, Sean Grayson, është shkarkuar nga autoritetet dhe është akuzuar për vrasje dhe shpërdorim detyre, të cilën ai e ka mohuar.
Videoja vjen nga një kamerë e trupit dhe tregon oficerët që hynë në shtëpinë e Massey duke i bërtitur asaj që të ulte një tenxhere me ujë të valë që ajo mbante, duke i drejtuar armët e tyre drejt saj. Oficerët e ndoqën atë brenda kur Massey hyri në shtëpinë e saj dhe e pa teksa ajo kërkonte letërnjoftimin e saj. Grayson e kërcënoi 36-vjeçaren se nëse ajo nuk e ulte tenxheren, ai do ta qëllonte në fytyrë. Më pas ai tërheq pistoletën e tij ndërsa i bërtet asaj që ta ulte tenxheren edhe një herë.
Të hënën, Zyra e Prokurorit të Qarkut Sangamon tha se përdorimi i forcës nga Grayson nuk ishte i justifikuar. Në një deklaratë, Biden tha se ishte “i shkatërruar” për familjen e Sonia Massey. Vdekja e Sonya Massey ishte temë e protestave jashtë ndërtesës së kontesë Sangamon në Illinois javën e kaluar, me protestuesit që e quajtën atë një krim të natyrës racore.