Gjykata e lezhes ka denuar me burgim te perjetshem 32-vjecarin Kristjan Cenaj.

I riu u gjet fajtor per vrajsjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj ne Mamurras.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndersa kjo mase denimi ishte kerkuar dhe nga prokurori i ceshtjes Françesk Ganaj, i cili arriti te provoje perfshirjen e tij ne krimin makaber.

Prokuroria kishte kerkuar edhe “aplikimin e periudhes se sigurise” qe nenkupton se “ edhe pasi te bente 35 vite burg te mos I jepej mundesia per lirim pers kohe me kusht”, por kjo nuk i pranuar nga gjykata.

Avokati i familjareve te viktimes Eduart Mullaraj u shpreh i kenaqur me vendimin, po kerkon zgjerim te hetimeve, pasi ne kete krim jane te perfshire dhe persona te tjere.

SONDAZH