Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK së bashku me dy persona të tjerë.
Sipas gazetares Klodiana Lala, një nga personat e arrestuar është Ermal Kurtulaj, financier dhe njeriu i besuar i ish-ministrit. Ndërsa personi dytë i vendosur në pranga ende nuk është identifikuar.
Ermal Kurtulaj është personazhi kyç në hetimet e SPAK për pastrimin e parave dhe Ilir Beqaj përdorte mjetin e tij për t’u paraqitur në SPAK.
“E kam thënë prej kohësh ka një arsye pse vij me automjetin e të tjerëve, nuk di ti jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi”, tha Beqaj.
Ilir Beqaj mësohet se ka pasur njohje me Ermal Kurtulajn, koordinator i një projekti me fondet e BE-së dhe ka qenë një gjobë makinë që ka “fundosur” ish ministrin e Shëndetësisë.