Personi i armatosur që tentoi të vriste Donald Trump kishte kërkuar Kate Middleton dhe kishte ruajtur fotot e saj në telefonin e tij, sipas FBI-së.
Thomas Matthew Crooks ka kërkuar gjithashtu pornografi në internet pak para se të hapte zjarr ndaj ish-presidentit. Ai qëlloi Trump në vesh ndërsa mbante një fjalim në një tubim në Butler, Pensilvani, të shtunën e kaluar. Hetuesit tashmë kanë arritur të zbërthejnë telefonin e tij Samsung, ku detajuan disa nga aktivitetet e tij të fundit në internet para sulmit.
Kërkimi për pornografi ishte i fundit që 20-vjeçari bëri përpara se të qëllohej për vdekje nga një snajper i Shërbimit Sekret brenda disa sekondave pasi kishte vënë në shënjestër Trump. Crooks, një ish-nxënës i shkollës së mesme Bethel Park, brau gjithashtu një baba 50-vjeçar që ishte në tubim dhe plagosi një tjetër pjesëtar të audiencës.
Ndër kërkimet e tjera në pajisjet e tij, Crooks kërkoi gjithashtu për drejtorin e FBI-së Christopher Wray dhe Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA Merrick Garland. Aktiviteti tjetër i tij i fundit në telefonin e tij përfshinte mesazhe me tekst nga prindërit e tij, të cilët e pyetën se ku ishte pasi nuk u kthye në shtëpi nga poligon.
Nuk dihet ende pse Crooks po kërkonte në internet Princeshën e Uellsit, e cila ishte e vetmja jo-amerikane që kishte kërkuar. Nuk ka asnjë provë që sugjeron se Crooks po planifikonte të udhëtonte në MB, thanë hetuesit në një konferencë private me ligjvënësit. Të dhëna për kërkimet e Kate, FBI i gjeti pasi ekzaminoi dy telefonat e tij celular dhe laptopin.