Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, firmosi sot marrëveshjen me kompaninë austriake “Verbund AG”, për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri.
Balluku bëri të ditur se marrëveshja u arrit përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë.
Po ashtu, Balluku informoi se së shpejti do të firmosen edhe dy kontratat e tjera, të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand.