Ky fjalim është ndoshta fjalimi më i famshëm rus për statusin e tij si një fjalim ‘sekret’ i mbajtur në atë kohë, i cili përfundimisht u zbulua për publikun. Duke pasur parasysh trashëgiminë e pakundërshtueshme politike dhe kultin e personalitetit që Stalini la në Bashkimin Sovjetik, fjalimi i Nikita Khruschev që dënonte mjetet autoritare që Stalini kishte përdorur për të konsoliduar pushtetin si josocialist ishte një shenjë e rëndësishme e ndryshimi të kursit në historinë ruse. Fjalimi i Nikita Hruschev tregon se sa e brishtë është demokracia, nëse nuk respektohet vullneti i popullit, ose i i zgjedhjeve demokratike brenda partisë. Dhe sa e rrezikshëm është kulti i individit, ose njeriu parti, edhe në sistemet totalitare.
Fjala në Kongresin e 20-të të CPSU nga Nikita Hruschev
“Duke marrë parasysh çështjen e kultit të një individi, para së gjithash duhet t’i tregojmë të gjithëve se çfarë dëmi u shkaktoi kjo interesave të Partisë sonë.
Vladimir Ilyich Lenin e kishte theksuar gjithmonë rolin dhe rëndësinë e Partisë në drejtimin e qeverisë socialiste të klasës punëtore dhe fshatarëve; ai pa në këtë parakushtin kryesor për një ndërtim të suksesshëm të socializmit në vendin tonë.
Duke vënë në dukje përgjegjësinë e madhe të Partisë Bolshevike, si Partia në pushtet e shtetit Sovjetik, Lenini bëri thirrje për respektimin më të përpiktë të të gjitha normave të jetës së Partisë; ai bëri thirrje për realizimin e parimeve të kolegjialitetit në drejtim të Partisë dhe shtetit.
Kolegjialiteti i udhëheqjes buron nga vetë natyra e Partisë sonë, një Parti e ndërtuar mbi parimet e centralizmit demokratik.
“Kjo do të thotë,” – tha Lenini, – “që të gjitha çështjet e Partisë kryhen nga të gjithë anëtarët e Partisë – drejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesve – të cilët, pa asnjë përjashtim, u nënshtrohen të njëjtave rregulla;
Përveç kësaj, të gjithë anëtarët e administratës, të gjithë kolegjiumet drejtuese, të gjithë mbajtësit e posteve të Partisë janë të zgjedhur, ata duhet të japin llogari për veprimtarinë e tyre dhe janë të revokueshëm.”