Temperaturat e larta janë reflektuar edhe tek shfaqja e problemeve shëndetësore tek të miturit. Në Elbasan, gjatë fundjavave ka pasur një numër në rritje të vizitave duke arritur deri në 100 vizita në ditë.
Kryesisht janë paraqitur me probleme me frymëmarrjen edhe për shkak se temperaturat e larta kanë ndikim të drejtpërdrejt tek të miturit.
Mjekët bëjnë thirrje që prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin daljen e fëmijëve në pikun e temperaturave të larta gjatë ditës.
Shefja e Pediatrisë në Elbasan Irena Palloshi, tha për ABC News se numri i fëmijëve të paraqitur me diarre dhe të vjedhë ka qenë i lartë. Gjithashtu ajo ka këshilluar që të konsumohen sa më shumë lëngje, ujë.
“Nëse fëmija duket i lodhur, ka komplikime, të vjedhë, apo diarre patjetër që duhet të paraqitur tek mjeku. Kemi pasur edhe raste me pickime, sidomos të merimangave, por edhe për shkak të virozave”, ka thënë ndër të tjera ajo.