Blake Lively dhe Ryan Reynolds njihen të dy për sensin e tyre të humorit, si dhe ngacmimet e tyre me njëri-tjetrin.
Në një Story të publikuar nga aktorja në llogarinë personale në Instagram, ajo ngacmon bashkëshortin për pamjen e tij.
Ryan Reynolds ishte në një event në Britani për ‘Deadpool & Wolverine’ ku takoi disa fansa. Aktori u shfaq i veshur me një kostum blu-jeshile, ndërsa në duar kishte një qen të vogël, i cili në fakt njihet si “qeni më i shëmtuar i Britanisë”.
Blake Lively ka shprehur admirimin e saj për bashkëshortin në mënyrë epike.
“Ndihmë! Ai po përpiqet të më lerë sërish shtatzënë”, shkruan ajo.