Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është fejuar me partneren e tij, 48-vjeçaren, Huma Abedin, e cila është një nga bashkëpunëtoret më të besuara të Hillary Clinton.
Alex Soros zbuloi se i kishte propozuar për martesë partneren së tij, në një postim në rrjetin social Instagram, ku postoi një foto teksa i ulet në gjunjë Huma Abedin.
“Nuk mund të ishim më të lumtur, më mirënjohës apo më të dashuruar”, ka shkruar 38-vjeçari krahas imazhit.
Sipas New York Post, Alex Soros i propozoi për martesë 48-vjeçares gjashtë javë më parë, ndërsa dalja e tyre e parë publike si çift ka qenë me një foto nga një restorant në Paris në ditën e të dashuruarve.
Sipas informacioneve, çifti janë njohur përmes një miku të tyre të përbashkët. Huma Abedin konsiderohet si vajza e dytë e ish-sekretares amerikane të shtetit.
Ndërsa babai i Alex Soros, George Soros, ishte një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës së Clinton-it në vitin 2016, duke kontribuar më shumë se 9.5 milionë dollarë.