Ky është momenti kur ish-ministri Ilir Beqaj shkon në Drejtorinë e Policisë.
Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala, shihet ish-ministri me pranga në duar teksa shoqërohet nga efektivët dhe hyn në godinën e Drejtorisë së Policisë ku do të japë edhe sqarimet e tjera.
Beqaj u vu sot në pranga me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC.