Ish-presidenti amerikan, Barack Obama pritet të dalë së shpejti në mbështetje mbështesë të Kamala Harris, si kandidatja e mundshme e demokratëve për garën presidenciale, kundër Donald Trump.
Ekipi i Obama ka qenë në kontakt me ekipin e Harris, e cila pas tërheqjes së presidentit amerikan, Joe Biden, ka nisur menjëherë fushatën, shkruan CNN.
Obama, i cili nuk e mbështeti menjëherë Harrisin pas njoftimit të Presidentit Joe Biden të dielën se ai nuk po kërkonte rizgjedhjen, besonte se ishte e rëndësishme për Partinë Demokratike që të kishte një proces legjitim përmes të cilit delegatët zgjidhnin kandidatin e tyre të ri.