Në një takim të zhvilluar me gazetarët, i cili po ndiqet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve, për çështje që kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Një prej këtyre çështjeve është edhe dosja “Xibraka”, për të cilën kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës. Por kreu i SPAK u shpreh se ka nisur një hetim për këtë dosje, e cila është rihapur, por sqaroi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka asnjë kallëzim, ndryshe nga sa ai pretendon në daljet mediatike.
“Qartësisht nuk ka bërë kallëzim”, ka deklaruar ai ndër të tjera.