Socialisti Damian Gjiknuri ka ironizuar gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve kolegun e tij deputet, Enkelejd Alibeaj, i cili shprehu kundërshti lidhur me draftin e dakordësuar mes PD dhe PS përsa i takon reformës zgjedhore.
E ndërsa Alibeaj tha se fakti që 1/3 e listës së kandidatëve është e mbyllur, tregon se aty do të jenë ata që i lëpijnë menderen kryetarëve të partive. Ai tha se listat e kandidatëve për deputet duhet të jenë të hapura 100 % dhe ti jepet e drejta qytetarëve që të zgjedhin se kë duan të futet në Parlament.
Por Gjiknuri në një replikë, i kujtoi Alibeajt se ai është një politikan që sot nuk ka parti. “Po ti çke, nuk është se ke parti apo bën pjesë në ndonjë parti. Hyr dhe votoju si qytetar, 9 mijë vota të duhen si kandidat dhe bëhesh deputet”, tha Gjiknuri.