Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është marrë në pyetje nga Prokuroria e Beratit ditën e sotme në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me një çështje penale të hapur në 2022 për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Çështja penale lidhet me vjedhjen e rreth 50 tonë metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, ku i dyshuari kryesor është ish-drejtori i Kombinatit Mekanik, njëherësh kryetar i PS-së Poliçan, Erjon Zylyftari.
Ish-ministri ka qëndruar përreth 1 orë në Prokurorinë e Beratit dhe pas daljes nga organi hetues u shpreh: “Isha thirrur për të dëshmuar për disa rrethana që Prokurori mendon se unë kam dijeni, nëse e njoh unë shtetasin Erjon Zylyftarin, kreun e PS në Poliçan dhe e kam takuar ndonjëherë apo jo”, tha Çuçi.
Burime në Prokurinë e Beratit bëjne me dije se, duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarësh të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim, nëse do t’i kalohet ose jo për kompetencë SPAK-ut apo jo.
Në fletëthirrjen që mban firmën e prokurorit Eni Çulli, ish-ministri Çuçi është thirrur në cilësinë e drejtuesit politik Berat pasi nga hetime ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin Kombinatit Mekanik te Poliçanit Erion Zylyftari qe është njëherazi kreu i Partisë Socialiste në Poliçan.
Ndërkohë në lidhje me dënim e shkaktuar janë bërë audite dhe gjetjet i janë vene ne dispozicion ministrit të Mbrotjes, Niko Peleshi që me gjasë do thirret për t’iu marrë dëshmi, pasi Kombinati mekanik i Poliçanit është pronë e institucionit që drejton./Panorama