Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, madje edhe konfrontime mes këshilltarëve.
Në dy rastet e tensioneve protagonist del këshilltari i opozitës, Tedi Blushi. Fillimisht ai ka hedhur një tufë me letra në drejtim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe më pas ai u përfshi në një konfrontim fizik me këshilltarin socialist, Halit Valteri.
Ky i fundit pretendon se është goditur me grushta dhe sende të forta nga Blushi. Raportohet se Valteri ka kallëzuar në polici për dhunë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së.
Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve.