SHQIPËRI- Niveli i kredive të këqija mbetet i qëndrueshëm gjatë këtij viti duke mos tejkaluar nivelin e 5%. Ky është një tregues se bizneset dhe qytetarët kanë qenë të rregullt në pagesat e kësteve të radhës.
Rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore por edhe ajo Europiane për kreditë në euro duket se nuk ka ndikuar në përkeqësimin e aftësisë paguese në vend.Nëse krahasojmë nivelin e kredive të këqia me të njëjtën periudhë të disa viteve më parë shifrat konfirmojnë përmirësim të dhënave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar gjatë pjesës së parë të vitit 2024 duke rrëzuar pritshmëritë fillestare, sipas të cilave inflacioni dhe rritja në nivele rekord e normës bazë të interesit do të rriste nivelin e kredive me probleme.
Aktualisht Banka Qendrore Europiane dhe dhe Banka e Shqipërisë kanë nisur lehtësimin e politikës monetare duke dhënë stimujt e parë për një përmirësim të mëtejshëm të shlyerjes së kësteve të kredive. Banka Qendrore uli me 3.25% normën bazë të interesit dhe treguesit janë që një vendimmarrje e tillë mund të vijojë duke marë shkas nga ulja e mëtejshme e inflacionit.
Por në këtë drejtim ka ndikuar edhe kujdesi që është treguar nga sistemi bankar për aprovimin e kredive të reja.
Bizneset dhe qytetarët në Shqipëri janë orientuar në marrjen e huave në monedhën kombëtare..
Portofoli i kredive sipas monedhës, për vitin 2023, në ndryshim nga viti 2022, evidenton se kredia në lekë ka peshën më të madhe në totalin e kredisë me 53.7% duke pësuar një rritje me 4 %.
Niveli i kredive me probleme:
Maj 2024 4.8 %
Maj 2023 5.22%
Maj 2022 5.44%