SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë goditur një grup kriminal me bazë në Francë që trafikonte lëndë narkotike. Në kuadër të këtij hetimi në Francë u arrestuan 16 persona, shqiptarë e të huaj, ndërsa tre shqiptarë të tjerë Redian Doda, Zabit Fisniku, Fabi Isaku, u kapën në vendin tonë me urdhër-arresti nga SPAK.
Zabit Fisniku ishte dhe kreu i bandës kriminale, aktivitetin e të cilës e kontrollonte nga Shqipëria, ku edhe banonte. Zabit Fisniku alias Artur Fisniku, 47 vjeç, banues në fshatin Trenë, Dibër, në vitin 2005, është dënuar mr 16 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucio, kryer në bashkëpunim”.
Nga kontrolle të tjera në kuadër të SPAK, në Shqipëri janë sekuestruar 15 makina, 34.270 Euro cash, 1000 Franga zvicerane, 180 mijë Lekë të reja, 9 celularë, 3 tableta, 1 kamera, dokumente e karta SIM. Sipas SPAK vlera e drogës së sekuestruar arrin vlerën e mbi 1 milion eurove, ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.