Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë autorin e masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj, i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit, Gledio Muka dhe klientin Marsel Çela, natën e 20 korrikut.
Ndërsa i plagosur në atentat mbeti edhe vëllai i Shyqyri Kalemit, Artur Kalemi.
Sipas identikitit të nxjerrë nga pamjet e kamerave, autori është i gjatë 1.80 centimetra, rreth 40-vjeç dhe i pa maskuar. Ai ka qenë i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë, pa mëngë.
Në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonda dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte.
Personi i dytë në timonin e makinës nuk është identifikuar dot.