Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot edhe 8 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
SPAK është tepër i rezervuar dhe ende nuk ka përcjellë një njoftim zyrtar, por mes emrave që qarkullojnë se GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka firmosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ janë Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, gazetarin Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja. Urdhërarreste janë firmosur edhe për 3 shtetas të huaj, italianë dhe hollandezë.
Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë, ndërkohë Gazetarja e Report Tv referuar burimeve bën me dije se do të ketë dhe masa të tjera sigurie. Prokurori i çështjes që ka kërkuar masat e sigurisë është Dritan Prenci, ndërsa janë firmosur nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka.
Mes emrave që përmenden se janë firmosur urdhërarrest është Denisa Tollkuci, e cila rezulton të jetë emëruar nga Klodian Zoto si administratore e kompanisë ‘Integrated Technology Services’, më datën 11 qershor 2020. Edhe gazetari Endrit Habilaj rezulton se nuk ndodhet në Shqipëri por është i larguar jashtë.
Ilir Dedja biznesmeni garant i Ahmetajt në Zvicër, mori 490 mijë euro nga inceneratori
Ndërsa Ilir Dedja u bë i njohur për shkak të kontratave prej qindra mijëra eurosh me kompanitë e incineratorëve. Një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbuloi se Dedja njihej me Ahmetajn që prej viteve të shkollës dhe se i doli garant Ahmetajt në Lugano të Zvicrës ku po jeton me parteren dhe i punësoi gruan Erjolën me pagë 9 mijë franga në muaj.
Ndërkohë në vitin 2019, 3DDD Sëiss Trading SA nënshkroi një kontratë me vlerë 5.2 milionë euro me kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV, të Mërtirit dhe Zotos për blerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura. Sipas SPAK, Dedja është administratori i vetëm dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit për shoqërinë “3DDD Sëiss SA”. Kontrata vijoi deri në shkurt 2021, duke marrë pagesa të dokumentuara nga Shqipëria me një vlerë totale prej 490 mijë eurosh.
Renardo Nallbani nuk është një emër i panjohur për publikun në Shqipëri. Ai ka qenë një nga drejtuesit e biznesit të inceneratorëve, në të tre veprat. Madje nën zë shpesh thuhej se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani.
Dashamir Ymeraj rezulton pronari i një prej 24 kompanive pjesë e skemës së mashtrimit evazioni fiskal me Inceneratorin e Tiranës
Ndaj 8 personave është ngritur akuzat e ‘pastrimit të parave’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’. Report Tv mëson se janë firmosur dhe masa kontrolli të disa ambienteve. Ndërsa mbetet për tu parë dhe roli i shtetasve të huaj për të cilët është firmosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’
Emrat që dihen deri tani që janë firmosur ‘arrest me burg’
1- Denisa Tollkuci
2- Renardo Nallbani
3- Dashamir Ymeraj
4- Endrit Habilaj,
5- Renardo Nallbani
Dosja e inceneratorit të Tiranës
Në dhjetor 2023 u firmosën 15 urdhërreste e para nga të cilat u ekzekutuan 12 ndërsa mbeten në kërkim 3, dy prej tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e kësaj afere.
Ndërkohë në gusht të 2023 Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë.
Në maj të 2024, gjatë raportimeve në Komisionin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se hetimet për inceneratorin vijonin dhe se prej nga muaji gusht 2023 kur është sekuestruar çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara