Një tjetër amendament është dorëzuar në kuvend sa I takon projketligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Burime për Report tv bëjnë me dije se zonjat deputete të komisionit të ligjeve kanë kërkuar që në shpërndarjen e mandateve të listës së hapur (2/3), në rirenditjen sipas rezultatit të votës preferenciale një në tre emra t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar.
Amendamenti është firmosur nga 26 zonja deputete të kuvendit të Shqiëprisë duke marrë dakordësinë edhe të dy kryetarëve të grupeve, Bledi Çuçit të PS-aë dhe Gazment Bardhit të PD-së.
“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listët një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuaem atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që I nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila do të përdoret për zbatimin e nenit 164 të jëtij kodi”, është pika që kërkojnë të shtohet në nenin 163 “Për shpërndarjen e mandateve”.
Ky amendatment do të nxisë një garë mes kandidatëve gra, pasi më e votuarat mes tyre do të kenë mundësinë të marrin një ulëse në parlament sipas parimit “një në tre emra i përket gjinisë më pak të perfaqësuar”
Një formulë e tillë, sipas draftit të dakordësuar mes palëve ndiqet edhe për listën e fiksuar të cilët kanë të sigurt mandatin sipas listës së hartuar nga kryetari I partisë, duke respektuar kuotën gjinore.
Ne parlament eshte depozituar nje amendament per projektin e ndryshimeve te Kodit zgjedhor.
Disa deputete gra kane inicuar amendamentin per te garantuar kuoten zgjedhore dalese duke perfshire ne amendament parashikimin qe edhe ne listat qe do ti nenshtrohen votimit parapelqyes te garantohet qe ne listen fituese 1 ne 3 te jete deputete grua!
Iniciatives se Gjonaj dhe Cupi ju bashkuan nje sere deputetesh gra nga te dy krahet politike
Ashtu sic garantohet kuota 30% ne hyrje si kandidate ne lista ashtu te garantohet kuota gjinore edhe ne listen finale.