GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Xhelal Rrajën, i cili u arrestua më 10 korrik kuadër të operacionit Revanshi. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Rraja është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.