Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij të arrestuar për abuzime me fondet e Bashkimit Europian dolën para gjykatës, që në orën 12:30. Gjykatësit e posaçëm do të vlerësojnë sot masën e sigurisë, për zyrtarët që SPAK i akuzon si autorë të 8 tenderave fiktivë, ndërkohë që mësohet se ish-ministri Beqaj i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Dje, Gjykata nuk i verifikoi dot 8 masat e sigurisë, mes tyre edhe ndaj ish-funksionarit Ilir Beqaj, të identifikuar si shpërdorues të fondeve të Bashkimit Europian, përmes prokurimeve dhe shërbimeve fiktive që aprovoheshin nga SASPAK. Avokatët e tyre kërkuan kohë shtesë për të studiuar fashikujt e prokurores së çështjes Elida Kackini, dhe për këtë shkak gjyqtarja e shtyu seancën për sot. Hetimi i Kackinit rëndon pozitën e ish ministrit të shëndetësisë , që në këtë rast hetohet si ish drejtor i SASPAK, dhe që gjatë një viti në këtë post përmes Ermal Kurtulaj dyshohen se devijuan përmes shërbimeve si konferencave në fushën e mjedisit dhe të energjetikës gati 500 mijë euro.
Në një rast për një konferencë dy ditore shërbimi I ofruar u prokurua me vlerë 125 mijë euro , një shumë e njëjtë e prokuruar edhe nga ministria e turizmit me një çmim 38 mijë euro për të dyja eventet u kontaktua e njëjta shoqëri për fatura fiktive që u firmosën nga i arrestuari i tretë Alfred Nikolla.
Administratorë të tjerë shoqërish janë nën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje Marinela Jazoj, Bledar leka, Bjona Zijaj Elton Marini dhe Gazmend Haxhia. SPAK thotë se nga kontrollet dhe përgjimet ka siguruar prova, për secilin mes tyre edhe një fletore e sekuestruar Ermaul Kurtulajt. Prova vlerësohen edhe dokumentet për restorantin Gzona dhe për një automjet që deklarohen si pasuri të fshehura nga ish-ministri Beqaj.