Pas debatit me Donald Trump, në publik u hodh ideja se Joe Biden do të tërhiqej nga gara.
Mirëpo, tashmë nuk ka më dyshime, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Biden është shumë i fortë për t’i shkuar deri në fund garës.
Absolutisht jo. Gara është ajo ku presidenti është fokusuar, duke vazhduar të japë për popullin amerikan, ” tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre kur u pyet nëse Presidenti Joe Biden do të largohej.
Së fundmi, i ka zhvilluar një takim me Zëvendës Presidenten Kamala Harris, që është përfolur si një zëvendësuese e mundshme. Shtëpia e Bardhë u përpoq që ta minimizonte si takim, ndërsa nuk dha shumë detaje mbi atë se çfarë është duke u përfolur në këtë tryezë.
“Ata hanë rregullisht drekë,” thotë ajo për Biden dhe Harris.
Biden, 81 vjeç, pati performancë të dobët në një debat me rivalin e tij republikan Donald Trump, 78 vjeç, javën e kaluar dhe presioni është intensifikuar në ditët e ardhshme me sondazhet që nuk ishin pro tij.