E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me sulmuesin shqiptar që duket se shumë shpejt do të largohet nga Chelsea.
Edhe pse 22-vjeçari ka nisur stërvitjen me “Blutë” e Londrës ai është ende në kërkim të një skuadre tjetër për sezonin e ri.
Interes i lart vazhdon të vijë nga Serie A, me Juventusin që duket se e do me çdo kusht Brojën.
Nëse oferta e parë e bërë nga “Zonja e Vjetër” ishte thjesht huazim për një sezon, gjërat kanë ndryshuar nga ana e bardhezinjve.
Ata janë gati ta huazojnë Brojën, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm, nëse gjërat shkojnë mirë.
Mediat pranë Juventusit besojnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë një vlerë e shtuar në ekipin që Thiago Motta po përpiqet të krijojë.