Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një sulme të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar, pasi janë hapur shumë profile fallse që përdoren në dëm të turizmit.
Ai ka theksuar sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe për këtë dhe kjo është njëra anë e medaljes, pasi ishte turizmi shqiptar pati një çelje vitin e shkuar.
“Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare të gjithë janë të skandalizuar nga shumë video, lajme komente të rremë të manipuluara të bëra me qëllim, që duan të thonë këtu s’ardhur njeri. Jam shumë i habitur dhe skandalizuar me shumë lajme të rreme që duan të thonë këtu nuk ka ardhur njëri. Natyrisht, faktet janë në terren dhe sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe për këtë, shumë profile fallse që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen për të kuptuar që ajo që vjet ishte çelje e turizmit në sytë e botës, erdhi me sfida të reja. Pak para 86% rritje të fluksit të turistëve, pastaj vijnë me radhë në rajon dhe shumë nga vendet perëndimore janë në rënie dhe arsyet nuk është nevoja t’i komentojmë.
Nga janari në shtator ka 25% më shumë hyrje të qytetarëve të Kosovës më shumë se vjet, italianët deri në qershor kanë qene 57%, ndërsa turistët turqë 61%, polakët 71% sepse kanë qenë ndër më të parët që kanë ardhur“, tha ai.