Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë përpjekur të bëjnë maksimumin për të qënë të bashkuar, por martesa e çiftit dyshohet se ka marrë fund prej muajsh.
Sipas burimeve të ‘Pagesix‘, ata janë ndarë që nga marsi, por Affleck është “shumë mbrojtës ndaj Jennifer-it
Thashethemet për ndarjen e çiftit u ngritën në maj pasi Affleck mungonte në ngjarjet kryesore, si Met Gala. Ai gjithashtu nuk e shoqëroi atë në premierën e projektit të saj të ri Netflix, “Atlas”.
Lopez më pas shtoi thashethemet kur ajo pëlqeu një postim në Instagram për marrëdhëniet jo të shëndetshme.
“Nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie me dikë që është i shkëputur nga vetvetja”, thuhej në postim.
Lopez më vonë anuloi turneun e saj të hiteve më të mëdha, “This Is Me…Live”, për të marrë pushim, “për të qenë me fëmijët e saj, familjen dhe miqtë e ngushtë”.
Në maj, një burim i tha Page Six se Affleck donte të hiqte dorë nga raporti i tyre, e për pasojë donte divorc.