Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris ka bërë paraqitjen e saj të parë publike në Shtëpinë e Bardhë pas vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara.
Harris tha se se trashëgimia e Biden është ‘e pakrahasueshme’, teksa e lavdëroi për punën e tij ndaj Amerikës.
Trashëgimia e arritjeve të Joe Biden gjatë tre viteve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne. Në një mandat, ai tashmë ka tejkaluar trashëgiminë e shumicës së presidentëve që kanë shërbyer dy mandate.
Për herë të parë e njoha Presidentin Biden përmes djalit të tij Beau, ne punuam së bashku si Prokurorë të Përgjithshëm në shtetet tona. Në atë kohë, Beau më tregonte shpesh histori për babain e tij. Cilësitë që Beau nderonte te babai i tij janë të njëjtat cilësi që kam parë, ndershmëria, integriteti, përkushtimi ndaj besimit dhe familjes së tij, zemra e tij e madhe dhe dashuria e tij për vendin tonë”, ka thënë Harris gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.
Më tej ajo tha se Biden do të donte të ishte i pranishëm, ndërsa shtoi se po e merr veten pas infektimit me Covid-19.
Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin nga 19- deri më 22 gisht në Çikago, ku dhe do të emërohet zyrtarisht kandidati i partisë për president.