Kushtet e favorshme klimaterike dhe kostot e ulëta të udhëtimit po bëhen faktorë të zgjerimit të turizmit në vende të pazbuluara, siç është rasti i Shqipërisë. Kështu raporton Komisioni Europian në analizën e tij mbi perspektivën e aktivitetit turistik përgjatë këtij viti në Europë.
Sipas raportit vendi ynë përmendet si një ndër vendet që parashikohet të ketë një sezon të mirë veror me 86% më shumë vizita, duke lënë pas vende si Serbia, Mali i Zi apo Greqia. Shqipëria pritet të ketë performancën më të mirë, në raport me vendet e tjera të rajonit, por edhe destinacionet tipike si Mali i Zi, Greqia, Italia dhe Portugalia.
KE thotë se Shqipëria është tërheqëse për turistët e huaj, teksa kohët e fundit është shfaqur një tendencë rritëse e vizitorëve aziatikë. Raporti shpjegon se rritja e kostove do t’i sjelli Europës një vlerë prej 800.5 mld eurosh gjatë të gjithë vitit. Vendet që pritet të kenë më shumë fitime janë Spanja (+25%, Greqia, (+25%), Italia (+20%), Franca (+16%). Ndërkohë liderët rajonalë do të jenë vendet e Europës jugore dhe Mesdheut.