Berat Gjimshiti mund ta mbyllë aventurën e tij në Itali me Atalantën dhe të nisë një të re në Lindjen e Mesme, më saktësisht në Katar.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, i cili së fundi u gradua dhe kapiten i skuadrës bergamaske, është në bisedime të avancuara me skuadrën e Al Rayyan, me të ardhmen e mbrojtësit që do të vendoset këtë javë.
Duket se dhe Atalanta është e gatshme ta shesë Gjimshitin, nëse ky i fundit pranon të largohet, por jo për një shumë më të vogël se 15 milionë euro.
Në fakt, klubi zikaltër është duke pritur çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 31-vjeçarit shqiptar, në mënyrë që të avancojë më tej për të siguruar shërbimet e Kevin Danso nga Lens.