Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar me të moshuarit në shtëpinë ditore në Përrenjas.
Koçiut, nënvizon se kujdesi shëndetësor në banesë ofrohet në 31 qendra shëndetësore. Po ashtu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale solli në vëmendje edhe faktin se në kuadër të fondit social janë ngritur 17 shërbime shtëpi më shtëpi.
“Bashkë me Nuri Belben, kryetarin e bashkisë Përrenjas, zhvilluam një bisedë në shtëpinë ditore për të moshuarit, të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes mekanizmit të fondit social”, shkruan Koçiu.
“Gjatë bisedës me gjyshet dhe gjyshërit e Përrenjasit, diskutuam për ofrimin e më shumë shërbimeve cilësore në Prrenjas dhe në çdo bashki tjetër të vendit. Kujdesi shëndetësor në banesë tashmë ofrohet në 31 qendra shëndetësore nën parimin “Askush të mos mbetet pas”. Qëllimi ynë është shtrirja e këtij modeli në të gjithë vendin për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore për të moshuarit”, vijon Koçiu.
“Në kuadrin e Fondit Social janë ngritur 17 shërbime në shtëpi/shërbim lëvizës dhe shërbime ditore, ku përfitojnë 1050 të moshuar. E rëndësishme për këtë kategori është edhe vendimi i fundit i qeverisë dhe MSHMS për zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme që përfshin diagnoza të reja për trajtim sipas mjekimit që pacientët marrin nga mjeku i familjes”, nënvizon Koçiu.